Gazeta Si- Një 27-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person, ka vendosur tritol në banesën e shtetasit E.A.
Policia tha se në pranga ka rënë i riu O.Ç., ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij A.D., 27 vjeç. Po ashtu janë vënë nën hetim në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.
Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar sasi municioni luftarak dhe veshje që autorët e dyshuar i kanë përdorur gjatë ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.