Ana e errët

“I thonë o spiun”, 43-vjeçari në telashe pas aksionit të policisë  

Nga Gazeta Si -Një 43-vjeçari që jeton me qira në zonën e Qesarakës i janë hapur telashe me banorët, pas një operacioni policor ku disa të rinj u shoqëruan në komisariat. Shtetasi A. S sipas burimeve të gazetës Si denoncoi pranë policisë 29-vjeçarin E. M. që e ka bullizuar për disa ditë duke i folur “o spiun i policisë”, sa herë që ai e shikonte në rrugë.

“Njëri nga shokët e djalit që po denoncoj ka lokal poshtë pallatit ku banoj. Sa herë kaloj bërtasin se do ma gjejnë zgjidhjen mbasi sipas tyre jam spiun i policisë”.

43-vjeçari A. S i thotë policisë numër 4 se aksioni ka disa muaj që është kryer dhe se problemet e tij nuk ndalen më prej këtij operacioni që bëhet me dije se është mbajtur në shtator 2021.

“Ndonjëherë thonë se do më shkatërrojnë motorin, pastaj i thonë lagjes se jam spiun. Realisht vetëm njërit ia di emrin, tjetrit nuk ia di dhe s’më ka interesuar ndonjëherë se me çfarë merren dhe nëse merren me ndonjë gjë”, nënvizon në denoncim 43-vjeçari që banon dhe jeton në kryeqytet.

“Kryefamiljari i njërit prej dy djemve u arrestua në atë kohë. Kisha muhabet me të dhe kam marrëdhënie shumë të mira. Prandaj këta dy djem po më bien në qafë, po më shqetësojnë mua dhe familjen, mbasi nuk ka asgjë të vërtetë te gjërat që po thonë”, shton më tej denoncuesi në policinë numër 4.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë