Bashkia e Shkodrës ka nisur procesin e grumbullimit dhe transferimit të qenve endacakë drejt strehëzës së re të ndërtuar në periferi të qytetit.
Fillimisht po kryhet grumbullimi i këtyre kafshëve në pedonale dhe rrugët kryesore, për t’u shtrirë më pas në zonat e tjera të qytetit, deri në plotësimin e kapacitetit të qendrës.
Situata e krijuar është tejet shqetësuese pasi numri i qenve endacakë ka ardhur në rritje për shkak se në mënyrë ilegale po sillen nga qytete të tjera, madje edhe përtej kufirit.

















Bashkia e Shkodrës njoftoi se i është drejtuar me një shkresë Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku i kërkon marrje të masave në mënyrë të koordinuar. “Vetëm përmes një task-force të përbashkët mund t’i japim zgjidhje fenomenit në fjalë. Bashkia Shkodër është e para dhe e vetmja në Shqipëri që deri më tani ka ndërtuar një strehëz për qentë endacakë dhe kryen trajtimin e këtyre kafshëve sipas standardeve”, thuhet në një njoftim të bashkisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




