Ka ndodhur

I shpëtoi atentatit në Shkodër, 35 vjeçari: Ishte errësirë, nuk e pashë autorin! S’kam konflikte me askënd

Nga Gazeta 'Si'- Pasditen e së premtes(15 mars) një person ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit Gent Larushku, 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Pas ngjarjes, 35-vjeçari deklaroi në polici se një person me biçikletë ka qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të tij.

"Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta shoh.Nuk e di arsyen e kësaj ngjarje sepse nuk kam konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund të jetë autori", deklaroi ai.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë