Gazeta Si- Një 70-vjeçar në Patos ka marrë dëmtime në trup, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij
Policia e Patosit bën me dije se 70-vjeçari është paraqitur mëngjesin e sotëm në spital me djegie në trup. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manekaj dhe i plagosur po transportohet në spitalin e Fierit për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




