Dosje

I shpallur në kërkim edhe doktori i ‘VIP-ave’ Skerdi Faria/ Si ra policia në gjurmët e klinikave që përdorin Botoks kontrabandë

Nga Gazeta Si - Personazhi i njohur mediatik Skerdi Faria është një nga personat e shpallur në kërkim nga policia e Shtetit si pjesë e një operacioni të madh kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike në Shqipëri. Faria, i cili është i njohur si mjeku i shumë "VIP"-ave, është një nga tre personat e shpallur në kërkim nga autoritetet.

Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë është zbuluar se rreth 30 klinika estetike në Tiranë përdornin te klientët botoks të kontrabanduar.

Kanë qenë informacionet e qytetarëve që kanë treguar se në klinika të ndryshme mjekësore si dhe në qendra estetike kryhet implementimi i Botox-it, i kontrabanduar në vend.

Botoxi i njohur si “Botulinum toxin-A”, shkurt “Botoksi”, është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohësh ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave.

Substanca injektohet drejtpërdrejt në muskulaturën hiper aktive me qëllim relaksimin e muskujve dhe tendosjen e lëkurës. Dinamizmi i muskulaturës së fytyrës lidhet drejtpërdrejtë me rrudhat që shfaqen në të. Me kalimin e viteve, rrudhat fillojnë të jenë më të dukshme edhe kur fytyra është në gjendje të relaksuar dhe zgjidhja në të tilla raste është aplikimi i Botoxit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ajo që ndodh rëndom në vendin tonë është se ky shërbim kryhet në çdo ambient, duke çuar në  mashtrim të konsumatorit për produktin e paguar.

Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Top Channel përmenden disa biseda të zhvilluara mes agjentëve dhe klinikave dhe çmimet variojnë 100 euro për 0.5 ml.

Para se të urdhërohej kontrolli, agjentja e infiltruar dhe që në dosje identifikohet me kodin 339 ka marrë kontakt dhe ka regjistruar bisedat në klinikat Glam House, Deas Aestetic Clinics, Better me, Arsi medical Clinic, Amra Medical, La Beauty, Begas Clinic, Allure Beauty clinic, Medical Hills Sëiss Aestetics, Onxy Derma Care, Keit dhe Bellisera.

Agjentët e policisë kanë evidentuar me adresa të sakta dhe që ushtrojnë aktivitetin e aplikimit me botoks, klinikat si më poshtë vijojnë: Ledi Smile, Era Medical Aestethics, Deas_Aesthetics_clinic, Amra Medical Aestethics, Aris Medical, Medart Clinic, Glam House, 3TM, Better Me, La beaute, Este Medical Group Albania 1, Bellisera, Allure Beauty Center, Allure Beaty, Keit, Derma Pure, Klinika kirurgjikale Austriake, Velvet Medical Cednter, Sante Plus Medicare Hospital, Derma Bless, La Perla Dermo Aestethics Center, Cozzy Aestethics.

Nga bisedat vihet re edhe se mjekët që e kanë aplikuar nuk janë të fushës, e gjithsesi marrin përsipër të bëjnë injektimin.

Agjentja: A ka ndonjë specializim doktoresha?

Recepsionistja: Është stomatologe si mjeke, por ka bërë trajnime pafund për pjesën që punon, ka katër vite që punon.

Në klinikën “Begas Klinik”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për të aplikuar botox-n, e cila ka pranuar që kryejnë injektimin e lëndës “Botox”, ku sqaron se botoxi është në marka të ndryshme. Marka e botox që ajo përdor është “Hemtoks”, duke shpjeguar që janë vetëm tre klinika që e përdorin këtë lloj marke dhe ka një kosto goxha të lartë, thuhet më tej në dosje.

Në klinikën “Allure Beauty”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për aplikimin e botox-it në fazën e injektimit të materialit botox është zhvilluar një bisedë me mjeken, e cila ka pohuar ndër të tjera që kanë kontroll në klinikë, pasi kanë probleme me regjistrimin e “Botox”, se nuk lejohet të kryhet në Shqipëri, vazhdon dosja.

Në klinikën “Medical Hills Sëiss Aesthetic Clinic”, është kryer takimi i agientes së infiltruar dhe mjekes, e cila ka pranuar që kryejnë injektimin e lëndës “Botox”, ku sqaron se materiali që ajo përdor quhet “Botolinjum Intoksine”, botox i pastër i certifikuar sipas saj. Gjithashtu shprehet se kanë dhe oferta në klinike për kryerjen e botox-it nga 280 (dyqind e tetqdhjetq) deri në 200 (dyqind) euro për momentin.

Në klinikën “Onxy Dermo Care”, është kryer takimi i agjentes së infiltruardhe mjekes për të injektuar botox-in dhe gjate bisedës, ndër të tjera mjekja shprehet se materiali botox-it që do të injektojë është i markës “Naboten”, i aprovuar sipas saj nga OSBE.

Në klinikën “Keit Day Hospital”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për të injektuar botox-in de gjatë bisedës, ndër të tjera ajo shprehet se materiali botox-it që do të injektohet është i markës “Dsiportin”, është një toksinë botolitike e tipit “A” dhe që kanë vite që e përdorin si produkt.

Në dosje përmenden të gjitha takimet e kryera në klinikat “Arsi Medical Clinic”, “Better Me Clinic” “Este Medial Group Albania”, Amra Medical Aesthetics”, “La Beaute”, “Bellisera”,etj.

Pronari i Capo-Al, Mildon Kumaraku, që rezulton furnizuesi kryesore me botoks i klinikave estetike, është vënë në pranga bashkë me dy të tjerë, ndërsa në kërkim është shpallur Skerdi Faria, mjek i klinikës Keit, i cili shpesh është shfaqur në ekranet shqiptare.

Kontroll u ushtrua dhe në klinikën e mjekes Senera Hoxha, e cila në 2021 ishte kandidate për deputete në qarkun Tiranë nën siglën e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Sipas informacioneve, Mildon Kumaraku, pronar i subjektit “Capo-Al” është një ndër tregtarët kryesor të shitjes së botoxit në Shqipëri.

Nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton që Kumaraku të ketë hyrë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Hani I Hotit më datë 9 tetor 2024 me mjetin me targa AA06xXM.

Sipas informacionit rezulton se bashkëshortja V.Kumaraku shpërndan në qytetin e Tiranës produktin botox, të cilin e mban me termusa në bagazhin e makinës që përdor për shpërndarjen e produktit.

Subjekti “Capo-Al” me administrator dhe pronar Mildon Kumarakun, sipas hetimeve rezulton se është një nga furnizuesit dhe shpërndarësit kryesore të produktit botoks.

Ky subjekt, rezulton se kryen rreth 10-12 zhdoganime ne muaj dhe brenda doganës në Vorë posedon një magazinë të tijën, ku mban produktet, të cilat i importon nga Koreja e Jugut dhe i shpërndan në Shqipëri. Veç produkteve të lejuara që janë mallra industrial, farmaceutikë, shtesa ushqimore, artikuj kozmetikë, etj, shpërndan dhe botoks që nuk lejohet.

Nga burimet, sipas gjykatës është mësuar se subjekti Doctors Hospital, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimeve mjekësore, ambulatore jopublike, kirurgjike, plastike, etj është një ndër tregtarët kryesore të shitjes së produktit botoks në Shqipëri.

Në vendimin, thuhet po ashtu se klinika estetike Luar Clinic, është mësuar se injekton pa qenë të specializuar për produktin botoks.

Nga burimet kofidenciale është mësuar si subjekti Senera Hoxha, e identifikuar nga Instagrami me emrin Chimera Clinic, njihet si shitëse e produktit të botoks.

Kozeta Bakaj, shet botoks, të cilin e blen dhe importon nga Italia. Produktin kjo shtetase e shpërndan vetë në klinika të ndryshme, ose nëpërmjet një vajze, e identifikuar në rrjetin social Instagram me emrin “elaa”, e cila prezantohet si menaxhere e shitjes së produkteve të klinikës Cozzy Aesthetics.

Nisur nga fakti se ka dyshime të arsyeshme, se subjektet në ambientet e ushtrimit të aktivitetit të tyre si dhe në ambiente të tjera të përshtatura për këtë qëllim (magazine doganore), banesa ose automjete mbajnë dhe tregtojnë në mënyrë të kundra ligjshme botoks, shërbim i cilësuar kontrabandë në vendin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë