Ka ndodhur

I sekuestrohen 14 mijë euro të padeklaruara në Rinas një marokeni

Gazeta Si - Një shumë e konsiderueshme eurosh është sekuestruar në aeroportin e Rinasit këtë të mërkurë gjatë kontrolleve doganore.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin M.B., 47 vjeç lindur në Marok dhe banues në Belgjikë.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 13.915 euro, para të cilat nuk i kishte deklaruar. Pas veprimve etë para hetimore, 47-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Ndërkohë, rreth dy javë më parë, dy shtetasve nga Kameruni iu sekuestruan një sasi prej 1.2 milionë eurosh të falsifikuara në Rinas.

Përveç tyre, policia arrestoi edhe një shtetase me origjinë zvicerane si bshkëpunëtore në futjen e sasisë së kartëmonedhave false.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë