Ka ndodhur

I riu godet me grusht policen dhe një 37-vjeçar në Tiranë

foto e policise

Gazeta Si - Një 20-vjeçar, me iniciale E.P., është vënë në pranga në Tiranë, pasi ka goditur me grusht një punonjëse policie dhe një shtetas 37-vjeç.

“E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç”, njofton policia.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, e cila ka ndodhur të hënën, ndërsa ndaj 20-vjeçarit rëndon vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë