Kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Masa e sigurisë është ekzekutuar në Korçë. Ai akuzohet për korrupsion me vlerë 5 mijë euro. Në përgjimet telefonike të SPAK, Lena i ka kërkuar ish-asistentes së tij të mbante në zyrë një zarf me 5 mijë euro.
Ndërkohë që nën hetim kanë qenë edhe persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.