Drejtësia

I përfshirë në atentatin ndaj Gentian Bejtjas, gjykata e Tiranës liron nga qelia Valter Bamin

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Valter Bami, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Shuarja e masës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 6 mujor i hetimeve nën masën arrest me burg.

Duke qenë se ai akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina e u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas, gjykata e liroi atë nën masën “arrest shtëpie”.

Bami u arrestua me 7 korrik 2023 për armëmbajtje pa leje, ndrësa në gjykatë prterendoi se armën sportive, e ka me leje dhe se e mbante që prej datës 20 tetor 2020, të lëshuar nga Sistemi i Informatizuar i Menaxhimit të Armëve në Komisariatin e Policisë së Krujës.

Ai u ndalua, pasi në dorën e majtë ju gjetën faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri, që do të thotë mbetje të barutit. 

Pas shoqërimit Bami mohoi akuzën duke pretenduar se nuk ka lidhje me atentatin ku u shkrehën rreth 30 plumba kallashnikovi në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas. Ai pretendoi se në atë orë ndodhej në shtëpi bashkë me familjarët.

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve të vdekur në vend, ndërsa dy fëmijët e Gentian Bejtjas u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë