Ngjarje

I njëjti ritual/ 12 vite nga ’21 janari’, Rama dhe familjarët e 4 viktimave vendosin lule në Bulevard (cila vrasje mbetet pa autor)

12 vite nga 21 janari i 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues, u ndoq i njëjti ritual. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjare të viktimave dhe një pjesë e kabinetit qeveritar zhvilloi homazhe në Bulevard për t’iu drejtuar më pas kryeministrisë.

Dy vite më parë, kryeministri Rama i shpalli "Dëshmorë të Atdheut" 4 protestuesit që u vranë në  bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

4 viktimat  Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u nderuan përmes një ceremonie të posaçme  me argumentin e qeverise se ata ndikuan në  ndryshimin e marrëdhënies së qeverisë në raport me protestën dhe transformimin e sistemit të drejtësisë.

Aktualisht ka vetëm një  çështje në Prokurorinë e Tiranës dhe është ajo e vrasjes së Aleks Nikës. Predha që e la atë të vdekur është dërguar për ekzaminim në Itali.

Vrasja e tij mbetet ende pa autor pasi drejtësia shqiptare s’ka mundur të faktojë se nga cila armë është qëlluar duke i marre jetën.

Hetimi i parë per protesten e 21 janarit çoi si të pandehur Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

E gjitha nisi pas skandalit e publikimit te videos Meta-Prifti.

PS organizoi me pas nje protestë duke e konsideruar permbajtjen e asaj bisede akt korruptiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë