Drejtësia

I ndërron jetë gjyshja, Fredi Belerit i jepet leje 6 orë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit

Gazeta Si - Kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit, i cili prej muajsh është në izolim si pasojë e procesit gjyqësor ndaj tij, i është aprovuar një leje për 6 orë, si pasojë e humbjes së jetës së gjyshes së tij.

Sipas informacioneve, Fredi Beleri do të shoqëtohet me punonjës policie nga fillimi i ceremonisë e deri në mbarim të saj.

Funerali mësohet se do të bëhët në orën 14:00 në Himarë, ndërsa vetë Fredi Beleri do të niset nga burgu i Fierit aty ku ndodhet aktualisht i izoluar.

Beleri ka bërë disa kërkesa për të dalë nga qelia me qëllim që të betohet dhe të marrë detyrën si kryetar Bashkie të Himarës, por kërkesat janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjykatave.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Ai së bashku me qeverinë greke e quajnë arrestimin si me prapavijë politike, madje Greqia ka kërcënuar se do vendosë veton për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë