Lojëra me Dore

I jashtëzakonshmi Jokiç trondit Klipersat, ngjit Denverin në vend të tretë

Një Nikola Jokiç i jashtëzakonshëm, i denjë për lojtarin e ndeshjes, u është imponuar Klipersave, duke bërë që Denveri t’i parakalojë në klasifikim në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit. Utah është kthyer në vend të parë në Konferencën e Lindjes, pas suksesit ndaj Torontos. Kanë fituar edhe Dallas dhe Golden Stejt, respektivisht ndaj Uashingtonit dhe Hjustonit.

Naxhets, pas fitores ndaj Klipers, kanë siguruar “tie-breaker”, në rast se mbërrijnë të barabartë në finish. Një sukses i rëndësishëm, i arritur duke qenë thuajse gjithmonë para me pikë dhe duke u rezistuar të gjitha tentativave për përmbysje nga të zotët e shtëpisë.

Rezultati i Klipers-Naxhets. Gazeta Si, 2 maj 2021

30 pikë, 14 ribaunde dhe 7 asiste e vetëm një top të humbur për Nikola Jokiç, i aftë për të shënuar 8 nga 17 gjuajtjet në fushë dhe 10 në 10 në gjuajtjet e lira, por mbi të gjitha ai ka kontrolluar ecurinë e ndeshjes. Bashkë me të, 25 pikë për Majkëll Porter Jr. dhe 16 pikë për PJ Dozier, me Fakundo Kampaco autor të një triplete (i frymëzuar nga Jokiç) për të shkuar në +9 për mbylljen e llogarive. Për Los Anxheles Klipers, Pol Xhorxh e mbylli me 20 pikë, ndërsa i rikthyeri Kauhi Leonard u ndal në 16 pikë.

Rezultatet e ndeshjeve të fundit
LOS ANGELES CLIPPERS-DENVER NUGGETS 104-110
UTAH JAZZ-TORONTO RAPTORS 106-102
DALLAS MAVERICKS-WASHINGTON WIZARDS 125-124
HOUSTON ROCKETS-GOLDEN STATE WARRIORS 87-113
ATLANTA HAWKS-CHICAGO BULLS 108-97
CLEVELAND CAVALIERS-MIAMI HEAT 107-124
MINNESOTA TIMBERWOLVES-NEW ORLEANS PELICANS 136-140 OT
OKLAHOMA CITY THUNDER-INDIANA PACERS 95-152
ORLANDO MAGIC-MEMPHIS GRIZZLIES 112-111
CHARLOTTE HORNETS-DETROIT PISTONS 107-94


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë