Gazeta Si - Pete Hegseth, i emëruar nga Donald Trump si kreu i Pentagonit, e pagoi gruan që e akuzoi për sulm seksual, si pjesë e një marrëveshjeje konfidencialiteti, edhe pse ai vazhdon të përsërisë se marrëdhënia mes tyre ishte konsensuale.
Kështu shkruan gazeta “Washington Post”, duke cituar avokatin e Hegseth, Timothy Parlatore. Hegseth - raportoi avokati - ishte "dukshëm i dehur" në momentin e incidentit dhe pranoi t'i paguante një shumë të paspecifikuar gruas, sepse kishte frikë se zbulimi i rastit do të kishte rezultuar në shkarkimin e tij nga “Fox News”, ku punonte si gazetar.
Deklarata e avokatit të Hegseth, pason raportin e detajuar të dërguar ditëve të fundit për ekipin e tranzicionit të Donald Trump nga një grua mikeshë e viktimës.
Në raport thuhet se ish-spikeri i “Fox”-it, përdhunoi një vajzë 30-vjeçare në dhomën e tij të hotelit, pasi kishte pirë pije.
Viktima paraqiti një raport policor në Monterey, Kaliforni, disa ditë pas incidentit, por autoritetet nuk ngritën asnjë akuzë.
Pasi gruaja e kërcënoi atë me një proces gjyqësor në vitin 2020, Hegseth - theksoi avokati i tij - vendosi ta paguajë atë dhe ta bëjë atë të nënshkruajë një marrëveshje konfidencialiteti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.