Dosje

I ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi, i vrarë në Greqi

Nga Gazeta Si- Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë.

Ai është babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe djalit.

Brahimi dyshohej si i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinaj dhe në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.

Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Athinë, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes më 15 mars në Larushk të Fushë-Krujës.

Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm, Ylli Brakimi në Milot, ku mbeti i vdekur Klisman Peçi, e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.

Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021, ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë