Ka ndodhur

I dënuari për vrasje godet gardianin në burgun e Drenovës

Gazeta Si - Një i dënuar për vrasje ka goditur punonjësin e policisë së burgut të Drenovës, Erjon Çekiçi në Korçë. Sipas burimeve paraprake, gardiani ka marrë dëmtime të lehta.

Mësohet se i dënuari është Osman Vani, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes. Ai ndodhet në një qeli të sigurisë së lartë, ndryshe nga të dënuarit e tjerë.

Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë