Gazeta Si – Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, është paraqitur në SPAK të hënën e 6 janarit, por Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së thirrjes së tij.
Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e drogës në Xibrakë, dosje e cila është rihapur nga SPAK pas një denocimi të kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili pretendon se i përfshirë është edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.
Ermal Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik 2017 me 13 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 6.8 vite për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ai u lirua nga burgu rreth një vit më vonë, më 13 shtator 2018, me liri parakohe me kusht nga gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Piro Sota.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.