Ka ndodhur

Në kërkim për drogë, grabitje dhe krime kundër personit, në pranga 36-vjeçari turk! Tentoi të hynte në Shqipëri nga Morina

Gazeta Si - Një 36-vjeçar turk është arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune në pikën kufitare të Morinës në Kukës

Policia bën me dije se shtetasi turk Kesim Sedal rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara pasi është dënuar me 25 vjet burgim.

Ai ka kryer disa vepra penale që përfshijnë trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit. Kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë