Ka ndodhur

I dënuar me 11 vite burg për vjedhje në Itali, kapet në Kurbin 50-vjeçari

Gazeta Si - Një 50-vjeçar, i dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për vjedhje në Itali, arrestohet në Kurbin, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjormi”, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Gjorm, Agron Paja alias Dashamir Paja 50 vjeç, banues në fshatin Gjorm.

50-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Imperias në Itali, me vendim penal në vitin 2013, me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje”.

Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana.

Materialet procedurale të arrestimit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë