Lojëra me Dore

I “çmenduri Kyrgios”, thyen dy raketa dhe gjuan publikun me këpucë

Turneu i Sinsinatit ka përjetuar një nga momentet e tij më të sikletshme në histori. Protagonist është bërë sërish ai, që rëndom ka filluar të thirret si i “çmenduri Kyrgios”. Bëhet fjalë për tenistin australian, Nick Kyrgios që njihet për temperamentin e tij shumë impulsiv, por që këtë herë ka shpërthyer përtej çdo limiti.

Humbja me rivalin e tij rus, Karen Khachanov nuk u prit mirë nga tenisti i ri, i cili ka kryer disa gjeste anti sportive, gjatë dhe pas ndeshjes.

https://twitter.com/doublefault28/status/1161848354516717573

Në fillim ai kërkoi leje që të shkonte në tualet, por në këtë moment ai është kapur duke bërtitur dhe të gjuaj me raketën e tij. Rezultati? 2 raketa të thyera, por për fat të mirë asnjë nga punonjësit e shërbimit nuk ështe lënduar.

https://twitter.com/i/status/1161845064185856000

Nervat e Nick Kyrgios nuk u shfrynë me kaq. Kur u kthye në fushë ai ka ofenduar më shumë se një herë arbitrin e ndeshjes, madje edhe me kundërshtarin nuk u tregua “fair”, duke mos i dhënë dorën në fund të përballjes.

https://twitter.com/i/status/1161847672950665221

Sikur të mos mjaftohej me kaq, Nick Kyrgios ka dalë edhe kundër publikut. Hoqi atletet e tij dhe i hodhi në drejtim të tyre, duke mos njohur asnjë limit në frenimin e nervave të tij. Penalitet kanë për të qenë të mëdha për australianin që në fakt këtë sjellje nuk e ka për herë të parë.

Më herët gjatë turneut të Uimbëlldonit, Kyrgios kishte shfaqur sjellje anti sportive sërish kundër arbitrit, duke mos i përtypur dot vendimet e tij.

https://twitter.com/i/status/1162038210412843008

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë