Ka ndodhur

I bllokuar pas sulmit kibernetik të Iranit, rikthehet sistemi TIMS në Kapshticë

Nga Gazeta Si - Pas më shumë se 24 orësh bllokim, është rikthyer sistemi TIMS në pikën kufitare të Kapshticës.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Policisë së Korçës.

Problemet me sistemin TIMS në Kapshticë u raportuan mbrëmjen e 9 shtatorit.

Për shkak të problemeve u punua me regjistra në mënyrë manuale për të regjistruar hyrjet dhe daljet.

Sulmi ndaj sistemit TIMS ka qenë në disa faza, e cila kulmoi me atë të orës 23:13 minuta të datës 9 duke nxjerrë gjithçka jashtë kontrollit, ndërsa aksesi i iranianëve te kamerat e sigurisë së Rinasit është një cenim i sigurisë kombëtare.

Sulmi mbi sistemin TIMS

TIMS është sistemi që rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë raportuar probleme me këtë sistem si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problem në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u kuptua se përse ndodhi.

Në lidhje me këtë sulm reagoi edhe kryeministri Rama, i cili tha se burimi i tij ishte nga Irani dhe se qeveria po bashkëpunon me partnerët për të mundësuar shërbimin dhe rikthimin në punë të sistemit TIMS.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë