Shendet

I bën dot 40 pompa? Kush bën më shumë, rrezikon më pak zemrën

Sipas një studimi të fundit të publikuar në JAMA Network Open ( revistë e cila publikon studimet të mjekësisë), njerëzit që bëjnë stërvitje të lehta, janë më pak të rrezikuar për të pasur sëmundje të zemrës.
Sipas studimit, personat në moshën e mesme që mund të bëjnë 40 pompa, janë 96% më pak të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Dr. Justin Yang nga Harvard Th Chan, shkolla e shëndetit publik në Boston tha se gjetjet tregojnë se kapaciteti i shumtë i ushtrimeve fizike dhe pompave ul mundësitë për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare pothuajse në çdo mjedis.

“Çuditërisht, kapaciteti i pompave që mund të bëjë një njeri ishte një tregues më i saktë për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare sesa rezultatet e para nga testet e zakonshme klinike,” thotë ai.
Gjithashtu, profesori Stefano Kales tregoi se vlerësimet e zakonshme të aktivitetit fizik u mblodhën nga pyetësorët shëndetësorë që kryejnë njerëzit çdo gjashtë muaj.

“Megjithatë, nivelet e matura objektive të sëmundjeve kardiovaskulare ishin më të ulëta sesa pritej në bazë të aktivitetit fizik që ishte raportuar nga njerëzit. Por, përdorimi i testeve kardiovaskulare përgjithësisht është i kufizuar në profesione të veçanta dhe popullata të synuara të pacientëve,” shprehet ai.
Sipas tij, asnjë studim nuk e ka shqyrtuar kapacitetit e personave për të bërë ushtrime dhe në këtë hulumtim, është ekzaminuar performanca bazë e ushtrimeve fizike në palestër dhe mjedis.
Hipoteza se nivelet më të larta të ushtrimeve fizike do të shoqëroheshin më shkallë më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare është e saktë.
Studimi i cili zgjati për 10 vjet ( nga viti 2000 deri në 2010), përfshiu 1,104 zjarrfikës në Indiana me një moshë mesatare prej 39 vjeç dhe peshë trupore mesatare prej 70 kilogram. Profesor Kales tha se ky hulumtim zbuloi se ushtrimet fizike, kryesisht pompat lidhen ngushtë me mirëqenien e zemrës për personat nga 21-66 vjeç.
Rezultatet e lidhura me sëmundjet kardiovaskulare të cilat u ndoqën për 10 vite, siguruan se palestra dhe ushtrimet fizike janë vërtet të nevojshme.
“Ky studim thekson rëndësinë e ushtrimeve fizike dhe dietologët klinike duhet të këshillojnë pacientët e tyre që pavarësisht dietave të kryejnë edhe ushtrime fizike,” shprehet ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë