Pas arrestimit të 22-vjeçarit Sebastian Mali, Policia ka shoqëruar edhe disa persona nga Shkodra për vrasjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa.
Sebastian Mali, i cili u arrestua dje është nipi i Prelë Markut (djali i motrës).
Ndërkohë, vetë Sebastian Mali para grupit hetimor i ka mohuar akuzat.
Ai ka deklaruar se ka qenë duke kaluar në zonë për qejf, por jo për të marrë pjesë në atentatin ndaj 40-vjeçarit.
“Isha në zonën afër vendit të ngjarjes sepse shkoja shpesh për të bërë pazar në qendër (Qendra Kristal) dhe shikoja një vajzë që dhe ajo vinte shpesh aty”, mësohet se ka thënë ai.
Policia ka zhvilluar operacione në disa qytete, në kërkim është Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, që Hekuran Billa e vrau në 2006 në Angli.
Mali u identifikua nga kamerat e sigurisë te kryqëzimi i Komunës së Parisit në rrugën që të çon te Qendra Tregtare.
Sebastian Mali mësohet se ka vëzhguar lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.