Drejtësia

I akuzuar për blerje votash, Apeli lë në burg Fredi Belerin. Lirohet Pandeli Kokaveshi

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të lërë në burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, i akuzuar për blerje votash. Ndërsa Pandeli Kokaveshit, i ndryshohet masa në detyrim paraqitje.

Gjatë seancës, avokatët kanë depozituar edhe prova të reja sa i përket gjendjes shëndetësore të dy personave të dyshuar.

Kokaveshi, përveç raporteve mjekësore kërkoi ndryshim mase edhe për shkak të fëmijës së mitur. Ndërsa avokatët e Fredi Beleri insistojnë që nuk ka prova për akuzat ndaj klientit të tyre.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 maj, me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare, por Tirana ka reaguar, duke theksuar se në Shqipëri për raste të tilla vendos drejtësia e pavarur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë