Ka ndodhur

I akuzuar në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

Një 32-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi akuzohet nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, është arrestuar në Shkodër, me qëllim ekstradimi.

“Shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Shkodër, lokalizuan në lagjen ‘Ndoc Mazi’, në Shkodër dhe e arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i operacionit, dhe u arrestua provizorisht shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar F. M., 32 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e 32-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë