Hyundai Ioniq 5 i vitit 2022 dëshmon se prodhuesit e vjetër të automjeteve tani duhet të merren seriozisht në hapësirën e automjeteve elektrike.
Pavarësisht se si ndiheni për Tesla-n dhe liderin e saj të çuditshëm, Elon Musk, është e pamundur të mohohet se prodhuesi kalifornian i automjeteve ka udhëhequr prej kohësh dhe vazhdon të kryesojë garën e automjeteve elektrike. Në fakt, nëse nuk do të ishte për Tesla, ndoshta nuk do të kishte një garë elektrifikimi midis prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve në botë siç është aktualisht.
Ioniq 5 i ri i Hyundai-t nuk është EV-ja (electric vehicle) e parë “e përballueshme” e lançuar nga një markë e zakonshme dhe nuk është as EV-ja e parë e Hyundai. Sidoqoftë, është një nga më emocionuesit dhe është EV-ja më e mirë në shitje.
Një Hyundai ndryshe nga të tjerët
Në themel të Ioniq 5 është e njëjta Platformë Modulare Globale Elektrike (E-GMP) si Kia EV6 dhe Genesis GV60. Është i pari në një linjë të gjatë modelesh tërësisht elektrike që Hyundai po zhvillon dhe e ka huazuar emrin e tij nga Ioniq liftback që u prezantua disa vite më parë dhe u shit si një hibrid, hibrid plug-in dhe një EV. Sidoqoftë, Ioniq 5 nuk është aspak si Ioniq origjinal, as si çdo automjet tjetër elektrik në shitje.
Në Australi për veturën ofrohen dy sisteme të fuqisë. I pari është një model me rrota të pasme që përmban një motor elektrik 160 kW dhe 350 Nm (nanometer) ndërsa varianti me të gjitha rrotat përmban një motor 155 kW dhe 350 Nm në boshtin e pasmë dhe një i dytë me 70 kW dhe 255 Nm që lëviz rrotat e përparme.
Të dy variantet kanë një arkitekturë elektrike të avancuar 800 volt ashtu si Porsche Taycan dhe të dyja ndajnë një paketë baterish litium-jon me ftohje të lëngshme 72.6 kWh. Modeli me rrota të pasme ka një distancë të pretenduar prej 451 km ndërsa versioni me dy motorë mund të përshkojë 430 km me një karikim të vetëm.
Një nga truket e Ioniq 5 është shpejtësia me të cilën ngarkohet. Kur futet në një karikues 50 kË, bateria e modelit AWD mund të mbushet nga 10 në 80 për qind në 61 minuta e 42 sekonda. Më mbresëlënëse, kjo kohë zbret në vetëm 17 minuta e 16 sekonda me një karikues 350 kW. Këto shpejtësi karikimi janë më të shpejta se Tesla Model 3. Një veçori tjetër e dobishme e Ioniq 5 është funksioni i tij ‘vehicle to load’. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të lidhni përshtatësin 240 volt në portën e karikimit dhe të keni akses në një prizë që mund të përdoret për të fuqizuar sendet e përditshme shtëpiake.
Është raportuar se Ioniq 5 është më i madh live sesa duket në foto. Me përmasa 4635 mm i gjatë, 1,890 mm i gjerë dhe 1,605 mm i gjatë, është vetëm pak më i madh se Hyundai Tucson. Ajo që e bën Ioniq 5 me të vërtetë të dallohet nga pjesa tjetër e modeleve të Hyundai është baza e rrotave që është më e gjatë se ajo e Palisade.
Brendësia është po aq intriguese sa pjesa e jashtme. Ndryshe nga modelet hibride, plug-in hibride dhe EVs Ioniq, kabina e Ioniq 5 është ndryshe nga cdo gjë tjetër në gamën e Hyundai.
Hyundai po planifikon një mori automjetesh të tjera elektrike përmes markës së tij Ioniq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.























