Makina e re konceptuale autonome e Hyundai është një ‘dhomë ndenjeje me rrota’ që ka karrige pritjeje të rrotullueshme, një mini-frigorifer dhe një ekran OLED panoramik në tavan.
Kjo makinë e re do të quhet Seven Concept.
Duke debutuar këtë javë në panairin e makinave AutoMobility 2021 në Los Anxhelos, kjo makinë lloji SUV ka dyer pa shtylla në anën e pasagjerit që hapen automatikisht gjerësisht për të lejuar hyrjen dhe daljen e lehtë.
Brenda, pasagjerët mund të ulen në karriget e rrotullimit ose të ulen të rrinë më rehat në hapësirën e madhe që ka.
“Ka edhe një mini-frigorifer, një monitor gjigant dhe vend për këpucët”, sipas një njoftimi nga Hyundai.
SEVEN është projektuar për një stil jetese post-pandemik: Sipas Hyundai, ‘salla e tij e përsosur higjienike’ është bërë nga bambu, suva minerale dhe pëlhura antibakteriale të cilat do e mbajnë të gjithë sipërfaqen të pastër.
Ka gjithashtu dezinfektantë nën sendile dhe, pasi udhëtarët largohen, pjesa e brendshme lahet me dritë ultravjollcë-C, e cila mund të çaktivizojë viruset.
“Në makinë do të mund të rrinë si në shtëpi dhe këtu është gjithë ideja”, tha Sangyup Lee, kreu i Hyundai Global Design.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












