Ngjarje

Hynë në Shqipëri si turiste dhe ushtronin prostitucion, arrestohen 2 kinezet në Qerret

Nga Gazeta ‘SI’ – Policia goditi një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Dy gra kineze, 41 dhe 41 vjeçe u arrestuan.

Ato kishin marrë një apartament me qira në Qerret për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Përmes komunikimeve në rrjetet sociale, ato siguronin klientë dhe ofronin shërbime seksuale nga 80-200 euro.

Policia u gjeti para të fshehura në çanta dhe në mesin e fletëve të një kalendari, shuma në euro dhe dollar. 2 telefona celularë që kinezet përdornin për komunikime me klientët u sekuestruan. Në gjendje të lirë po hetohen edhe 6 klientë shqiptarë.

“Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët”, njoftoi Policia e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë