Filma

“Hustlers” pritet të thyejë rekorde, publikohet traileri i dytë i filmit

Traileri i parë i filmit “Hustlers” i kaloi të gjitha pritshmëritë si filmi i duhur për mbylljen e verës. Ndërsa tani, vetëm një javë para se të publikohet i gjithë filmi në 13 shtator një trailer i dytë i filmit sapo u publikua. Në film luajnë aktoret Jennifer Lopez, Constance Wu, Julia Stiles, Keke Palmer, Lili Reinhart, Lizzo dhe Cardi B. Krijimi i filmit është inspiruar nga një histori e vërtetë nga Jessica Pressler mbi një grup femrash të cilat punojnë në një club striptizmi dhe fillojnë të mashtrojnë klientët e tyre për të fituar para.

Në trailerin e ri, Cardi B shfaqet si një eksperte kërcimi e quajtur Diamond dhe i mëson Destiny, personazhit të luajtur nga Constance Wu se si të kërcejë në tub. “Ne do ta mësojmë atë se si të bëjë një kërcim të vërtetë” thotë Ramona, personazhi i JLo. Cardi B tha së fundmi në ‘Enternainment Tonight’ se nuk ishte në gjendje të shfaqte gjithë talentin e saj në të kërcyer për shkak të një operacioni që kishte kryer së fundmi, “Unë mendoja, ky është momenti im për të shkëlqyer dhe unë s’mund të shkëlqej sepse nuk mund të ngjitem!”. Sidoqoftë, eksperienca e saj si striptiste në jetën reale me siguri e ndihmoi Cardi B për rolin.

Ramona duket se është më e zgjuara, duke përfshirë pjesën ku thotë “Ti duhet ti dehësh ata mjaftueshëm sa për të marrë kartën e tyre të kreditit por duhet ti mbash esëll mjaftueshëm sa për të firmosur një çek”.

https://youtu.be/_e67tHHEk5w

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë