Media Galeri

Hungaria pret Papa Françeskun me tortën “kafshata e parajsës”

Pastiçeri Zsolt Karl ka bërë një tortë të veçantë që ai e quan “një kafshatë e parajsës” duke përdorur fruta të thata të përmendura në Bibël dhe shpreson që Papa Françesku të shijojë krijimin e tij gjatë vizitës së tij në Hungari këtë të dielë.

Papa Françesku do të mbërrijë në Hungarinë kryesisht katolike të dielën për të kremtuar një meshë në sheshin historik të Heronjve në Budapest. Pastaj ai do të shkojë në Sllovaki të njëjtën ditë për një vizitë që kulmon me një meshë në ambient të hapur në vendin e pelegrinazhit Sastin në Sllovakinë perëndimore më 15 shtator.

Karl, i cili drejton dyqanin e tij të tortave në qytetin e vogël Dunaharaszti, në jug të Budapestit, fitoi një konkurs kombëtar për tortën, të cilën ai e shërbeu për herë të parë në një Kongres Eukaristik në Budapest këtë javë.

“Kam gatuar një shurup sheqeri me kanellë dhe mjaltë dhe kam futur frutat e thata në kube,” tha ai.

“Ne eksperimentuam me përmasat e frutave të thata në mënyrë që kur dikush ha tortën të ndjejë shije të ndryshme në çdo 5-10 sekonda.”

Torta e Karl është i mbushur me fiq të thatë, kumbulla, hurma dhe kajsi, si dhe qershi të ëmbëlsuara, portokall të sheqerosur dhe bajamet e pjekura.

“Unë me të vërtetë shpresoj se Papa do të shijojë ëmbëlsirën time”, tha Karl.\Reuters\


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë