Politike

Humbja në Kukës, Gjekmarkaj: Liderët opozitarë duhet të mendojnë seriozisht për përgjegjësitë

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj është shprehur se demokratët nuk e meritonin humbjen e thellë në Kukës.

Nga numërimi deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, kandidati socialist Halilaj kryeson me 64 % të votave, kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Emri Vata që ka deri më tani rreth 36 % të votave

“Keqardhje për humbjen e thellë të demokratëve në Kukës të cilët kurrsesi nuk e meritonin. Kjo është humbja e fundit në një seri që s’ka të ndalur. Të gjithë faktorët opozitarë duhet të mendojnë për përgjegjësitë seriozisht dhe alternativat për të dalë nga kjo situatë. Prej kohësh kam insistuar në faktin që shoqëria nuk vjen tek ne me këtë lloj opozitarizmi që bëjmë sot dhe alternative pushteti që shfaqim para tyre për nesër.

Kush i shmanget këtij realiteti dëshiron që ky realitet të përjetësohet. Nuk e zgjidh problemin kërkimi i fajit tek tjetri duke përjashtuar veten. Vetëviktimizimi i përhershëm tek e fundit është sëmundje mendore ose hipokrizi. Të gjithë jemi fajtorë por fajtori  më i madh është ai ose ata që nuk e pranojnë fajësinë. Përsa me përket mua ndjesë demokrateve duke ju garantuar që nuk do resht së thëni të vërtetën edhe kur ajo djeg”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë