Ka ndodhur

Humbi në Orikum, turisti francez e gjen vetë rrugën dhe del në Llogara

Gazeta Si - Një turist francez, i cili mbrëmjen e djeshme u deklarua i humbur nga një koleg i tij në Orikum, gjatë orëve të natës kishte mundur të dilte vetë, duke e gjetur rrugën.

Policia e Orikumit ka bërë kontrolle gjatë gjithë natës në koordinatat që kishin marrë se ndodhej qytetari francez, por nuk kishte gjet asnjë shenjë.

Duke parë që nuk kishte asnjë mundësi informacioni, pasi nuk kishte valë në atë zonë që ndodhej, francezi që deri më tani nuk bëhet e ditur mosha dhe emri, ka mundur që të dalë vetë në zonën e Llogorasë gjatë natës.

Nuk është e para herë që turist kryesisht të huaj të humbin rrugën dukë ngjitur malet e jugut të vendit apo duke ecur nëpër shtigjet pyjore.

Incidentet me turistë të huaj kanë qenë të shumta në këtë prag sezoni veror, ku dy prej tyre polakë, humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin Shkodër-Lezhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë