Ngjarje

Humbin jetën babë e bijë në Lezhë, makina përfundon në kanal

Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident me pasojë vdekjen e babait me të bijën është shënuar mbrëmjen e së shtunës, 25 prill, në Lezhë.

Sipas njoftimit të uniformave blu, automjeti i tyre u gjet në një kanal meujë, në afërsi të fabrikës së çimentos.

Viktima mbetën shtetasit Anton dhe Bora Keçi. Ka qenë djali i familjes Keçi i cili denoncoi mbrëmjen e djeshmë në Policinë e Lezhës së ka humbur kontakte me të atin dhe motrën e tij, që ishin nisur për në punë.

Dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë