Mode

‘Humba 7 kilogram për të veshur këtë fustan’. Kim Kardashian cilësohet si një ‘shembull i keq’

Kim Kardashian në Met Gala me fustanin e Marilyn Monroe

Kim Kardashian ka deklaruar në Met Gala se ka humbur 7.2 kg për disa ditë vetëm që të mund të vishte fustanin e Marilyn Monroe.

“Tani jam shumë e uritur sepse ka disa kohë që tentoj të dobësohem për fustanin”, deklaroi ajo në intervistën e Met Gala. Një deklaratë e tillë është pritur jo mirë nga njerëzit dhe aktorët që thonë se të tregosh diçka të tillë është absurde.

Njerëzit menduan se ishte pak problematike që Kim Kardashian jo vetëm që humbi një peshë të konsiderueshme në një kohë kaq të shkurtër për t'u përshtatur me fustanin, por ajo me sa dukej ishte krenare për këtë dhe e tha publikisht. Kim më pas u akuzua për promovimin e standardeve të dëmshme dhe të pashëndetshme të trupit.

Disa ditë pas Met Gala, aktorja Lili Reinhart ndau disa mendime për të famshmit që mbanin dietë për t'u përshtatur me Met Gala.

"Të ecësh në një tapet të kuq dhe të bësh një intervistë ku të thuash se sa të uritur jeni, të gjitha për t'u përshtatur me një fustan?" Ka shkruar Reinhart në Instagram Story.

“Të pranosh hapur se ke dëmtuar veten për hir të Met Gala-s? Kur e di shumë mirë se miliona të rinj dhe të reja po shikojnë drejt teje dhe dëgjojnë çdo fjalë tënde. Kjo është injorancë”, shkruan ajo.

Reinhart, e cila shpesh herë ka folur për temën e të pranuarit të vetës dhe trupit, nuk u kursye duke e quajtur Kim edhe injorante të famshme që nuk e di akoma se është një shembull për njerëzit dhe si e tillë duhet të sillet.

Dietologia Nichola Ludlam-Raine thotë se është e rrezikshme të humbësh aq kilogram për një kohë të shkurtër.

Ajo i komenton fjalët e Kim Kardashian si të rrezikshme, sidomos për njerëzit që e ndjekin.

“Ajo ka dhënë një mesazh që ishte plotësisht i gabuar", tha ajo.

“Është me të vërtetë e papërgjegjshme sepse shumë njerëz do ta lexojnë dhe e shikojnë atë, veçanërisht njerëz me çrregullime të të ngrënit, apo femra të reja, duke menduar se është e mundur, ose është e nevojshme, të humbasësh një peshë kaq dramatike në një kohë relativisht të shkurtër", tha Ludlam-Raine.

Ajo shtoi se duhet të ngrihet zëri që njerëzit mos të marrin këshilla nga njerëzit e famshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë