Ka ndodhur

Humb jetën një 74-vjeçar në Shkodër, ra aksidentalisht nga kati i 7-të i pallatit

Gazeta Si - Një 74-vjeçar ka humbur jetën sot në qytetin e Shkodrës, pasi ka rënë aksidentalisht nga pallati ku banonte.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi me inicialet Z.I., 74 vjeç, ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Për pasojë ai ka humbur jetën në vend.

Policia ka shkuar në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë