Ka ndodhur

Humb jetën fëmija 2 vjeç në Devoll, konsumoi raki aksidentalisht

Gazeta Si - Një fëmijë vetëm 2 vjeç, i seksit mashkull, ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka humbur jetën aksidentalisht, duke konsumuar raki.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Sul të Devollit, ku i mituri është paraqitur i pajetë në Spitalin e Bilishtit.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pas konsumimit gabimisht të një shishe rakie, që familjarët e kishin lënë në banesë.

Në kohën kur nëna e tij kryente punët e shtëpisë, dyshohet se i mituri ka marrë një bidon gjysëm litër që e ka menduar se ka qenë me ujë.

Sipas mjekëve, alkooli i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes, duke i sjellë vdekjen. Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e kanë çuar menjëherë në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë