Ka ndodhur

Humb jetën 16-vjeçari, viktima më e re nga Covid në Kosovë

Një 16-vjecar nga Vitia në Kosovë është bërë viktima më e re në moshë nga COVID-19.

Mediat kosovare, duke iu referuar drejtorit të spitalit  të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, raportojnë se i riu kishte dhjetë ditë i shtruar në spital, pasi shkoi në gjendje të rëndë në pavionin Covid.

Mësohet se 16-vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Pacienti ndodhej prej 10 ditësh në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.  Gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit. Ndërsa, edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë