Filma

“How to Lose a Guy in 10 Days”, rikthehet një nga filmat më të bukur

Fansat e vërtetë të komedive romantike gjithmonë e kanë filmin e publikuar në vitin 2003 “How to Lose a Guy in 10 Days” në listën e filmave që shohin vazhdimisht. Me protagonistë aktorët me famë botërore Kate Hudson dhe Matthew McConaughey, filmi klasik flet për Andie Anderson e cila është një gazetare e rubrikës ‘how-to’ në revistën ‘Composure’. Andie bën një pakt me shefen e saj dhe i duhet të shkruajë një artikull duke dalë dhe duke u ndarë me një djalë brenda 10 ditësh, në të njëjtën kohë, Benjamin Barry, i cili punon në një agjensi reklamash vë një bast me shefin e tij se mund të bëj çdo grua të bjeri në dashuri me të gjatë po të njëjtës periudhe kohore.

Kate Hudson dhe Matthew McConaughey
Gazeta Si, gusht 2019

Ata që e duan me të vërtetë këtë film mund ta përsërisin çdo fjalë të tij me zemër, por tani, mund të ketë një material të ri i cili është duke u punuar: Sot u shpall se një ribërje moderne e filmit është në proces. Filmi i ri do shkruhet nga komediani Guy Branum dhe do prodhohet nga platforma ‘Quibi’. Nuk është dhënë akoma asnjë informacion për datën e publikimit apo për kastin që do marri pjesë, por dihet që do jetë thjesht fantastik.

Pra, si do ndryshojë ky film i ri nga origjinali? A do jetë Andie ende duke punuar për ‘Composure’ apo ajo do jetë një blogere tani? Historia e re do ndjeki “një gazetare dhe një mbikqyrës reklamash të cilët duhet të provojnë, njëherë e përgjithmonë, se janë të aftë të jenë monogamë. Megjithëse, ata shumë shpejt do zbulojnë se të mbash një lidhje është më e vështirë sesa Andie Anderson e bëri të duket!”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë