Policia Rrugore njoftoi se bllokoi automjetin “Ferrari” pasi qarkulloi me shpejtësi 305 km/h, në tunelin e Kalimashit.
Policia Rrugore e Tiranës identifikoi dhe e shoqëroi në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesin e automjetit shtetasi A. V.
Pas publikimit në rrjetin social Instagram të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij.

Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Ferrari” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.
Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 mijë lekë.
Policia Rrugore e Tiranës apeloi për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.