Mode

HM bën fustan nga një palë xhinse të vjetra

H&M ka filluar një revolucion të gjelbër në industrinë e veshjeve pasi ka shitur rrobën e parë të ricikluar, hera e parë në botë që ndodh një gjë e tillë. Ai është një fustan i bërë nga një palë xhinse të vjetra.

E publikuar gjatë karantinimit, veshja mori mjaft vëmendje nga mediat dhe u bë aq domethënëse sa që një ditë mund të shihet si veshja që i dha fund “modës së shpejtë”

"Kjo është shumë domethënëse. H&M është duke vepruar si një lider në këtë industri", tha Mark Sumner, një akademik në Universitetin e Modës në Leeds

"Ky është padyshim një hap i rëndësishëm në rrugën drejt veshjeve të riciklueshme," shtoi Francois Souchet, nga fondacioni Ellen MacArthur.

Ai thotë se rrobat e bëra nga fibrat e veshjeve të riciklueshme mund të bëhen një tipar relativisht i zakonshëm i rrugës së modës për më pak se pesë vjet nëse gjithçka shkon siç është planifikuar.

Nga gjithë të tjerët, H&M duket se po udhëheq gjithë industrinë. Gama e saj e re Conscious Exclusive përfshin një fustan të  përditshmes e cila është bërë nga 50% xhinse të ricikluar pambuku dhe 50% viskozë, një lloj pëlhure prej fije artificiale të bërë nga tuli i drurit.

Rast i provuar tekstili-tekstil

"Ne kemi vërtetuar se riciklimi i tekstilit në tekstil mund të bëhet", tha Patrik Lundström, shefi ekzekutiv i rinovimit, ndërmarrja e Stokholmit për H&M.

Ndërkohë, H&M ka investuar disa milion paund në Worn Again Technologies të Britanisë, e cila po kërkon të shkojë një hap më tej në revolucionin e riciklimit, duke zhvilluar një teknikë të re për të veçuar dhe ricikluar përzierjet e veshjeve të pambukut dhe poliesterit për herë të parë.

Kompania hapi një fabrikë pilot në Redcar në janar dhe gjërat po shkojnë mirë ", sipas themeluesit të kompanisë Cyndi Rhoades.

Ajo ka shpresë se për pak vite ne mund të shohim në rrugë rroba të ricikluara dhe në një dekadë mund të jetë e zakonshme.

"Në dhjetë vjet shpresoj që të jemi në rrugën e duhur për një zhvendosje, ku një përqindje e lartë e asaj që prodhohet është bërë nga tekstilet e përdorura. Ajo që H&M është duke bërë potencialisht ka një probabilitet shumë të lartë për të prishur modelin aktual. Kjo në të vërtetë mund të çojë në ndryshime të rëndësishme brenda industrisë dhe në drejtim të qëndrimit të konsumatorëve ndaj modës ”tha Dr Sumner.

Burimi:inews. Përktheu:Gazeta "Si"

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë