Shendet

HIV përdoret për të kuruar sindromën SCID-X1 te foshnjat pa imunitet

Shkencëtarët amerikanë kanë deklaruar së fundmi se kanë përdorur virusin HIV për të realizuar një terapi gjenetike që shërbeu për shërimin e tetë foshnjave që vuanin nga një sëmundja e imunitetit tepër të dobët. Rezultatet e hulumtimit, të cilat u zhvilluan në një spital në Tennesse dhe u botuan në revistën “Journal of Medicine” treguan se foshnjat të cilat lindin me pak mbrojtje imunitare tashmë do të mund të shërohen.
Foshnjat të cilët vuajnë nga sindroma e quajtur nga shkencëtarët SCID-X1, duhet të jetonin në kushte tërësisht sterile dhe kanë tendencë të vdesin sapo lindin, ose në moshë të vogël.
Terapia e gjeneve përfshiu korrigjimin e defektit gjenetik në ADN-në e foshnjave në momentin që lindin. Gjeni i ndryshuar që u fut në ADN-në e foshnjave përmbante virusin HIV, i cili deri më sot është përcaktuar si vdekjeprurës për njerëzit. Studiuesit thanë se foshnjat të cilët aplikuan trajtimin, dolën nga spitali brenda një muaji pa pasur asnjë problem shëndetësor.
“Pacientët e vegjël i janë përgjigjur shumë mirë trajtimit dhe tashmë kanë sistem imunitar të shëndetshëm, që do të jetë rezistent ndaj infeksioneve të ndryshme, duke jetuar një jetë normale,” shprehet Ewelina Mamcarz of St Jude, autorja e studimit.

Por cfarë është sindroma SCID-X1?
David Vetter është një ndër prej fëmijëve që ka vuajtur nga kjo sindromë dhe të gjithë e kanë ditur rastin e tij. Në mungesë të sistemit imunitar të qëndrueshëm, që prej ditës së lindjes dhe deri në moshën 6-vjeçare, ai qëndroi i mbyllur në një dhomëz plastike që prindërit kishin ndërtuar për të, e cila ishte krejtësisht sterile. Ai nuk kishte asnjë komunikim me botën jashtë, deri në momentin që agjencia hapësinore NASA krijoi një kostum plastik posaçërisht për të.
Deri në zbulimin e trajtimit gjenetik, sëmundja mund të kurohej vetëm me anë të transplantit të shtyllës kurrizore, ku dhuruesi duhet të ishte një familjar. Sipas St Jude më shumë se 80 përqind e pacientëve nuk kishin dhurues dhe përfundonin duke vdekur, si ndodhi dhe me vogelushin Vetter.
Sipas ekspertëve ky proces ka shkaktuar më shumë efekte anësore në shëndetin e pacientëve se sa i ka shpëtuar ata. Përpos rreziqeve të mëdha që transplanto nuk do të funksionojë, operimi ka nevojë edhe për kimioterapi, që në të shumtën e rasteve shkakton një sërë sëmundjesh të tjera si anemi ose talasemi. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë