Ngjarje

Hitleri kundër Lenninit në zgjedhjet për kryebashkiak në Peru

Hitleri Alba po kërkon një mandat të ri si kryetar bashkie në Yungar, përballë kundërshtarit politik Lennin Vladimir Rodríguez Valverde. Hitleri shpreson të kthehet në pushtet në një qytet të vogël në Ande, pavarësisht kundërshtarit të tij, Lennin.

Slogani i fushatës "Hitleri me njerëzit" janë shfaqur rreth qytetit peruan të Yungar, ku politikani vendas Hitleri Alba po kërkon një mandat të ri si kryetar bashkie.

"Unë jam Hitleri i mirë", tha Alba për RPP.

Alba tha se dëshiron të mbikëqyrë një qeveri të drejtë dhe transparente në Yungar, një qytet bujqësor në Ande qendrore të Perusë.

Zgjedhjet do të mbahen në 7 tetor. Alba tha se babai i tij nuk ishte në dijeni se kush ishte Adolf Hitler kur i vendosi emrin. Por pasi mësoi historinë e Hitlerit, ai fillimisht donte të ndryshonte emrin, por më vonë e pranoi.

Në Perú dhe më gjerë  në Amerikën Latine, prindërit shpesh zgjedhin emra të huaj dhe ekzotikë për fëmijët e tyre. Vitin e kaluar një Binladen e Osama u emërua në ekipin kombëtar të futbollit  të fëmijëve në Peruë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë