Sport

Historike! Skiatorja Lara Colturi për herë të parë në podium, pas numrit 1 të botës. Trajnerja Çekareli: Shqipëria besoi te ne

Për herë të parë në historinë e saj të shkurtër, por shumë të suksesshme, Lara Colturi arrin të ngjitet në podiumin e një etape të Kupës së Botës, duke u renditur e dyta pas numrit 1 të botës Mikaela Schifrin.

Historike për Shqipërinë pasi padyshim është edhe hera e parë për vendin tonë që arrijmë të jemi mes më të mirëve në botë në ski për femra dhe kjo falë Lara Colturit, në etapën e 3-të të Kupës së Botës.

Vetëm 18 vjeç mbushi pak ditë më parë dhe sot Lara Colturi nuk është më një fenomen, por është një kërcënim për emrat më të mëdhenj në botën e skive femërore dhe Shqipëria në garën e luksit të një sporti që vërtetë nuk e kemi traditë, por na ka futur në garë me gjigantët Botëror, si Amerika, Zvicra, Suedia, Norvegjia dhe shumë vende të tjera të këtij niveli.

Në përfundim të garës, Lara Colturi tregon emocionet e sajë të para për këtë arritje të paimagjinueshme për të gjithë. “E di që në Levi të Finlandës nuk arrita të bëja diçka të mire, bëra një gabim dhe nuk e përfundova garën. Muajin e shkuar e ndjeja veten shumë shumë mire në Slalom sepse isha stërvitur për këtë gjë, më në fund arrita që gjërat që kisha bërë në stërvitje t’i bëja edhe në garë, jam shumë e kënaqur. Kam edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarët që më ndjekin, le të argëtohen dhe të bëjnë atë që ata dashurojnë,” – tregon Lara Colturi.

Por më tepër se të gjithë padyshim që ndihet e kënaqr dhe mbi të gjitha krenare nëna e saj. Daniela Çekareli, kampione e skive italiane që sot është trajnerja e kombëtares shqiptare dhe e vajës së saj sëbashku me bashkëshortin, Alesandro Colturi. Në një prononcim për Gazetën SI, Daniela Çekareli: “Sot është një ditë e çemndru dhe ju e dini edhe më mirë se sa unë, si nënë, si trajnere e Larës, sot kurorëzuam një ëndërr dhe jemi vetëm në fillim të kësaj aventure të çmendur që startoi diçka më tepër se një vit më pare,” – tregon Daniela e cila më pas shton se gjithçka ishte në sajë të këmbënguljes së drejtuesëve të Federtës Shqiptare të Skive.

“Ishte Elvisi (presidenti I FSHS-s), që besoi i pari në këtë zgjedhje tonën, në projektin tone. Ky besim i Federtës Shqiptare të Skive na dha shumë motivim. Kjo është një aventurë grupi, një histori e bukur familjare, sepse ne jemi mami dhe babi, trajnerët, që sot kurorëzojmë shumë mund dhe djersë të derdhur. Nuk duhet të harrojmë që skitë janë dashuria e Larës, pasioni i sajë, pasioni ynë i përjetshëm, por që nuk është aspak e lehtë. Lara është shumë e re ende, ka ende shumë për të mësuar. Në këtë garë të sotme u tregua shumë e pastër në trajektoren e saj dhe mbi të gjitha me shumë guxim,” përfundon Daniela Çekareli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë