Shendet

Historia ka treguar se nxitimi i nxjerrjes së vaksinave mund të jetë fatal

Që një vaksinë të aprovohet nga FDA (Administrata Amerikane e Barnave dhe Ushqimit) shkencëtarët duhet të mbledhin të dhëna të mjaftueshme përmes provave klinike në një numër të madh vullnetarësh për të provuar se është e sigurt dhe efektive në mbrojtjen e njerëzve nga një sëmundje. Pasi të mblidhen të dhënat, këshilltarët e FDA-së zakonisht kalojnë muaj me radhë duke i parë ato ato.

Kur procesi i bërjes së vaksinave është i nxituar, ka pasur rezultate të këqija si për shembull.
Incidenti i Cutter
Më 12 prill të vitit 1955 qeveria shpalli vaksinën e parë për të mbrojtur fëmijët kundër poliomelitit. Brenda pak ditësh, laboratorët kishin bërë mijëra vaksina. Vaksinat e bëra nga një kompani, Cutter Labs, aksidentalisht përmbanin virus të drejtpërdrejtë të poliomelitit dhe kjo shkaktoi një shpërthim.
Më shumë se 200,000 fëmijë bënë vaksinën e poliomelitit, por brenda disa ditësh qeverisë iu desh të braktiste programin.
"40 mijë fëmijë morën poliomielit. Disa kishin nivele të ulëta, disa qindra mbetën të paralizuar dhe rreth 10 vdiqën ", tha Howard Markel, pediatër, profesor i shquar dhe drejtor i Qendrës për Historinë e Mjekësisë në Universitetin e Miçiganit. Qeveria pezulloi programin e vaksinimit derisa të mund të përcaktojë se çfarë shkoi keq.
Sidoqoftë, nga të gjitha studimet, nuk u arrit të zbulohej një problem tjetër me vaksinën e poliomelitit.
Nga viti 1955 deri në 1963, midis 10% dhe 30% të vaksinave të poliomelitit ishin kontaminuar me virusin simian 40 (SV40).

Probleme nga majmunët
Një tjetër vaksinë do të krijohej nga një virus që gjendejt në indet e disa majmunëve.

"Mënyra se si ata do të krijonin virusin ishte në indet e majmunëve. Këto dhjetra mijëra majmun u importuan nga India. Por duke qenë se mbetëm të bllokuar gjatë rrugës shumë shumë prej tyre u sëmurën dhe virusi u përhap shumë shpejt ," tha antropologu mjekësor S. Lochlann Jain i cili jep mësim për historinë e vaksinave në Stanford dhe po punon për një botim në lidhje me incidentin.
Shkencëtarët gabimisht menduan se metoda që ata përdorën do të shkatërronte virusin, por përkundrazi, ai u përhap edhe më shumë.
"Shumë besojnë se kjo çështje nuk u ndoq në mënyrën e duhur, "tha Jain. Disa studime treguan një lidhje të mundshme midis virusit dhe kancerit. Fatkeqësitë e vaksinave të kaluara tregojnë pse nxitimi i një vaksine koronavirus tani do të ishte" budallik kolosal".


Henry Ford ishte shumë i dëshpëruar për të paraqitur një vaksinë, para një viti dhe mori vendimin për ta bërë imunizimin të detyrueshëm.
Qeveria filloi programin në rreth shtatë muaj dhe 40 milion njerëz u vaksinuan kundër gripit të derrit, sipas CDC(Qendrës së kontrrollit të sëmundjes). Kjo fushatë vaksinimi u lidh më vonë me rastet e një çrregullimi neurologjik të quajtur sindroma Guillain-Barre, e cila mund të zhvillohet pas një infeksioni ose, rrallë, pas vaksinimit.
"Fatkeqësisht, për shkak të asaj vaksine dhe faktit që u bë me kaq ngut, kishte disa qindra raste të Guillain-Barre, megjithëse nuk është përfundimtare që ato ishin të lidhura", tha Kinch.
CDC tha se rreziku ishte rreth 1 rast shtesë i Gullain-Barre për çdo 100,000 njerëz që bënë vaksinën e gripit të derrit. Për shkak të kësaj, qeveria ndaloi programin për të hetuar.

Burimi: CNN. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë