Ana e errët

Historia e shkurtër e një bashkëshorti dhunues

Foto ilustruese

Dhuna në familje është një nga çështjet më të gjykuara në gjykatën e Tiranës. Për një muaj policia ka referuar vetëm për këtë gjykatë 48 dosje për veprën e dhunës në familje, ndërkohë që kanë kërkuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes 13 gra. Shumica e të ndaluarve për dhunë që gjenden nën gjykim janë për vepra ndaj bashkëshortes apo bashkëjetueses në ndikimin e alkoolit. Por ka edhe raste si ky do t’ju tregojmë më poshtë, për të cilin është arrestuar dhe dërguar arrest shtëpiak një 47 vjeçar .

Shkëlqim Nelaj ka lindur në Kukës dhe banon në lagjen e Senatoriumit. Nga martesa me Kadimen ai ka tre fëmijë. Por martesa e çiftit pësoi krisje për shkak të problemeve ekonomike.
" Jam përpjekur t’i plotësoj familjes çdo kërkesë. Punoja emigrant dhe sillja vetëm unë lekë në shtëpi. Gruaja nuk punon. Ne grindeshim përherë për këtë gjë, dhe i kisha i kërkoja gruas që të gjente një punë edhe ajo, kështu na nisën sherret" . Kjo është një pjesë nga rrëfimi polici i 47 vjeçarit i cili u denoncua nga gruaja menjëherë sapo ai e goditi dhe e rrahu në prani të njërit prej fëmijëve
“Shtëpinë e kam ndërtuar vetëm unë dhe atë ditë që ndodhi grindja , ajo u mbyll në dhomë . I kërkova llogari pse po e bënte atë gjë , në shtëpinë time të cilën e kam ndërtuar me mund dhe ajo s’më ktheu përgjigje . Humba arsyen”
Policia ka pyetur edhe bashkëshorten . Ajo tregoi se Shkëlqimi ka hyrë në dhomë dhe e ka qëlluar me grusht në fytyrë. Gruaja tregoi se mosmarrëveshjet për shkaqe ekonomike ishin bërë të padurueshme për të , aq sa e kanë detyruar të dorëzojë një padi divorci në gjykatë. “Kam kërkuar disa herë punë por nuk ja kishte dalë mbanë”-tregon gruaja. 'Jam e papunë, ai ngrinte pretendimin se po na mbante ai dhe se për këtë arsye unë duhet t’i plotësoja çdo tekë dhe çdo kërkesë. Kërkonte t’i rrija gati për çdo gjë. Atë ditë që më rrahu në sy të vajzës sonë, unë sa kisha marrë një telefonatë nga gjykata për t’u paraqitur për seancën e parë pas kërkesës për divorc. Ai më ka dhunuar disa herë fizikisht dhe psikologjikisht ndaj edhe kërkova ndarjen" . Gruaja i tha policisë se dhuna ishte bërë e padurueshme, për sa kohë çifti kishte ndarë edhe shtëpinë, në njërën dhomë qëndronte bashkëshorti dhe në tjetrën ajo me fëmijët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë