Freser do të mbërrinte në Fondacionin “Santuario Gaia”, një strehë e Catalonias ku kafshët e shpëtuara prej stërvitjeve intensive apo keqtrajtimeve mund të gjejnë më në fund paqe.
Të gjithë janë të rrethuar me shumë dashuri dhe vëmendje nga vullnetarët. Mes atyre syresh me fat do të ishte edhe Freser.
Lopa do të vinte në strehë 7 muaj më parë. Ajo ishte shtatëzënë me një viç femër.
Pak ditë më vonë lopa do të fillonte të kishte dhimbjet e lindjes, por foshnja e saj nuk mund të dilte, prandaj, veterinerja që ndoqi lindjen e saj, ndërhyri shpejt dhe kapi këmbët e viçit për ta ndihmuar atë të lindte.
“Ishin momente shumë të vështira sepse menduam për një moment që e vogla kishte vdekur, por sapo nxorri pakëz trupin, vërejtëm që lëvzite gjuhën. Për fat të mirë ishte gjallë, u kapluam të gjithë nga një gëzim i papërshkueshëm” – tha Ismael, një prej vullnetarëve.
“Freser për shkak të së kaluarës së saj traumatike, ishte një lopë që prej ditës së parë kur mbërriti në strehë nuk kishte besim ndaj askujt dhe nuk lejonte kënd prej nesh ti afroheshim, e aq më tepër ta preknim.”
Por kur viçi lindi, Freser kuptoi se njerëzit që e kishin ndihmuar për të nxjerrë në dritë të voglën e saj ishin krejtësisht të ndryshëm prej atyre njerëzve që më parë e kishin mbyllur në fabrikën e vdekjes.
Videoja në fakt, tregon Freser në momentin që sheh vajzën e saj, falënderon vullnetarin Ismaele për atë që bëri për të dhe foshnjen e saj, duke e puthur vazhdimisht.
“Kur i afrova Freser vajzën e saj, nisi të më puthte pa u ndalur, dhe e kuptova se çfarë donte të më thoshte: po ma dorëzonte e po më kërkonte që të kujdesesha për të. E vështrova, e putha dhe e falënderova, faleminderit zemër”.
“Që kur lindi, nuk i jam larguar për asnjë moment. Freser puthte në mënyrë të vazhdueshme të voglën e saj e mandej e shtynte ëmbël drejt meje duke lëshuar një tingull të butë e të dhembsur, si një ninullë, për ta afruar të voglën drejt vendit ku isha ulur unë.”
Freser nuk është mirë, situata precipiton
Të nesërmen lopa nuk e merr dot veten nga lindja, përkundrazi, përkeqësohet gjithmonë e më shumë. Për të nuk ka më shpresë për një jetë më të mirë dhe nuk ka më mundësi të jetojë me krijesën e saj të dashur të sapo sjellë në botë.
“Pendohem për një gjë që kam bërë kur Freser po ikte,” –është shprehur Ismael – u inatosa shumë me të, mora të voglën e saj në krahë dhe ia vendosa përpara syve duke i kërkuar me lutje që të mos ikte, që ta bënte për të, që ishte vajza e saj. Por jo, iku pikërisht në atë moment kur unë isha përballë saj me të voglën në krahë.”
Pas vdekjes së lopës Freser, Ismael vedosë të shkruajë një letër prekëse
“Freser zemër, më ke dhënë një përgjegjësi shumë të madhe me viçin tënd, por ta dish që do të bëj të pamundurën për ta rritur të shëndetshme. Tashmë ecën mirë, ka një qime që i shkëlqen. Më ndjek kudo e ka mësuar të pi me biberon. Aty ku je, më ndihmo ta rris mirë, dhe jo vetëm me të, por më jep edhe forcë për të vazhduar të luftoj për ju dhe për të bërë që bota t’ju shohë siç jeni em të vërtetë. Të dua shumë, më fal që u inatosa me ty. Të jam shumë mirënjohës që më bëre të kuptoj se kishe besim tek unë, u ndjeva shumë i vlerësuar prej teje. Faleminderit nga zemra, dhe pusho në paqe e shtrenjta ime. Një ditë do të përqafohemi dhe puthemi sërish.”
Pashë lotë të rridhnin nga sytë e saj
“Në rrjedhën e këtyre viteve në strehë, kam patur shumë eksperienca të vështira për tu shpjeguar” –shpjegoi vullnetari duke vujatur. “Arritëm të shpëtonim vicin e vogël, por Freser pati një sjellje që nuk ishte normale për të. Nuk na kishte lejuar kurrë më parë ti afroheshim më shumë se dy metër, e sigurisht nuk e kemi prekur kurrë, kemi pritur kohët e saj. Për këtë arsye lotët që i rridhnin mbi fytyrë e mënyra se si më shikonte, nisën të më shqetësonin, por doja të isha pozitiv.”
“Në momentin kur i afrova të bijën, ajo nisi të më puthte pa pushim, e unë duke e vëzhguar, e kuptova se çfarë po më thoshte. Po ma dorëzonte dhe më kërkoi që të kujdesesha për të. Nuk doja të shqetësoja skuadrën time, por ata e kishin kuptuar që diçka nuk po shkonte mirë sepse unë atë natë nuk shkova të flija në shtëpinë time , por e kalova natën me ato të dyja në fushë. Doja që të ishte pranë të bijës deri në fund dhe të ishte e qetë, e sigurt që unë do të kujdesesha për krijesën e saj.”
Kishte komplikime të brendshme
Përpara se Freser ti jepte dritë të voglës dhe përpara se të vinin veterinerët, analizat e gjakut tregonin se gjithçka ishte brenda normave. Veterinerët thanë se parametrat ishin normalë dhe siç ndodh gjithmonë pas lindjes së parë, dehidratimi mund të shkaktohet nga sikleti i dhimbjeve të lindjes dhe për këtë arsye ajo ishte fshehur për disa ditë dhe nuk dëshironte të hante apo pinte.
Por ajo që analizat nuk kishin mundur të zbulonin ishin komplikacionet e brendshme.
Mitra e lopës është shumë e madhe, por ajo nuk pati gjakderdhje. Kur shfaqen gjakderdhje të mitrës ose një këputje e arterieve, vdekja është në prag. Mjekët thonë se asaj i është injektuar kalciumi për të kompensuar hipokalceminë, e cila ndonjëherë bën që lopët të ngrihen në këmbë. Trajtimi gjithashtu vazhdoi gjatë natës. Ndonjëherë problemi është tek hemorragjia e brendshme dhe kjo i ndodhi Freser.
"Kam kaluar gjithë natën me të dyja dhe Freser u ngrit disa herë për të kullotur (ngrënë), unë i bëra fotografi dhe ia dërgova ekipit në ëhatsapp, por në 7 të mëngjesit ajo na la për shkak të një hemoragjie të brendshme".
Ne që jetojmë me kafshë, e dimë që ata gjithashtu kanë gjuhën e tyre ashtu si ne njerëzit, ndryshimi qëndron në faktin se ne njerëzit besojmë se jemi superiorë ndaj tyre dhe nuk shqetësohemi për ti kuptuar, sepse nuk na intereson ose nuk na përshtatet.
“Një ditë do të kthehemi të puthemi dhe përqafohemi. Ju lutemi, - përfundon aktivisti - mos hani kafshët, mos kontribuoni në vrasjen e këtyre qenieve që duan të jetojnë ashtu si ne ".
Në video, viçi Savi pa nënën e saj po thith qumësht nga biberoni. I mungon nëna e saj dhe megjithatë ajo është shumë më fatlume se lopët nëna të fermave masive, të cilave viçat shkëputen prej tyre pak orë pas lindjes me qëllim që lopëve tu marrin qumështin për tua shitur njerzve, por që duhet t’i përkasë viçit që ato nuk do ta shohin më kurrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.