Filma

Hirushja Camilla Cabello ëndërron të bëhet biznesmene (jo princeshë) në filmin e ri

Amazon ka publikuar trajnerin e filmit më të ri të Hirushes, një histori që ndërthur klasiken me modernen.

Filmi ka historinë klasike ku princi që luhet nga aktori Nicholas Galitzine organizon një ballo për të gjetur nusen perfekte. Ndërkohë njerka (Idina Menzel) e Hirushes që luhet nga këngëtarja Camilla Cabello nuk e lejon atë të marrë pjesë. Në këtë moment Hirushja kërkon ndihmën e zanës që në film do të quhet “Fab G”(Fairy Godmather), luajtur nga Billy Porter.

Versioni i ri ka disa performanca musical, ndër to dhe “Rhythm Nation” nga Janet jackson.

Një tjetër e veçantë e versionit të ri është se Hirushja nuk dëshiron të bëhen një princeshë por... biznesmene dhe do të ketë një dyqan për të shitur fustanet që i bën vetë.

Në film luan edhe moderatori James Corden, i cili ka rolin e njërit prej minjve që transformohet në njeri.

Më herët Camila Cabello ka shkruar në rrjetet e saj se eksperienca në këtë film është më magjiku në gjithë jetën e saj.

“Një nga eksperiencat më magjike të jetës sime. Mezi po pres që ta shihni dhe ju”, u shpreh ajo.

https://youtu.be/T1NeHRuPpoM

Hirushja do të transmetohet ekskluzivisht në Prime Video nga data 3 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë