Një zv/prokuror dhe një kardiolog, të dy nga Benevento e Italisë, u arrestuan me akuzën e dhunës seksuale në grup. Zëvendësprokurori ka marrë pjesë në vizitat e planifikuara nga mjeku, i cili punonte në një spital në Benevento, duke u shtirur gjithashtu si kardiolog. Pacientët detyroheshin të zhvisheshin. Më pas ata i përqafonin me këmbëngulje si nga mjeku ashtu edhe nga kolegu fals, që shtirej si i tillë me argumentin e një ekzaminimi mjekësor. Gjithçka është filmuar nga një kamerë e fshehtë, e cila ka filmuar femrat krejtësisht të zhveshura.
Hetimet
Guardia di Finanza, me kërkesë të Prokurorisë së Beneventos, ekzekutoi urdhrin e arrestit për të dy: të dy tani janë në arrest shtëpie.
Hetimi lindi nga një linjë tjetër hetimi, e nisur nga Prokuroria e Potenzës: hetuesit, në fakt, kishin vënë re se zv.prokurori shkonte shpesh nga Leçe në një spital në Benevento. Dhe gjatë këtyre udhëtimeve ai pretendonte të ishte ekspert i shëndetësisë.
Përgjimet
Hetimet çuan në një panoramë të plotë, si nga hetuesit e Potenzës ashtu edhe nga Benevento, falë përgjimeve mjedisore. Kërkesa për arrestim përfshin një listë të gjatë akuzash: dhuna e rëndë seksuale në grup, praktika abuzive e profesionit mjekësor, ndërhyrje e paligjshme në jetën private dhe shpërndarja e paligjshme e imazheve dhe videove me përmbajtje eksplicite seksuale të krijuara nga një zyrtar publik brenda një spitali.
Kërkesa për arrest në fakt u bë vitin e kaluar, ndërsa vetëm sot u ekzekutua pas një sërë ankesash të paraqitura nga avokatët e dy të dyshuarve. Pas aktit të fundit në Kasacion, dhe refuzimit të ankesës, ndaj tyre u vendos arresti shtëpiak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.