Ka ndodhur

Hiqej si punonjëse e Kadastrës, arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë

Gazeta Si - Një 34-vjeçare, me iniciale M.V., u vu në pranga këtë të premte në Tiranë me akuzën e mashtrimit.

E reja hiqej si punonjëse e Kadastrës dhe i kishte premtuar nj qytetari se do t’i legalizonte pronën. Ajo është kapur në flagrancë teksa merrte shumë 450 mijë lekë të reja nga qytetari i mashtruar.

“Gjatë periudhës hetimore u provua se 34-vjeçarja e arrestuar në flagrancë ndërkohë që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë, e kishte mashtruar këtë shtetas se ishte punonjëse e Kadastrës, si dhe se do t’i legalizonte dhe regjistronte, pronësinë mbi një objekt”, njoftoi policia.

Në lidhje me këtë rast është shpallur në kërkim edhe një 41-vjeçar me iniciale J.M. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Koçit. Policia po vijon punën për kapjen e tij.

Ndërkohë policia nuk i ka lënë ende hetimet pasi po kërkon të identifikojë persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Ndaj vajzës rëndojnë disa akuza, ndër to, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë