Ka ndodhur

Himarë, gjendet e vdekur në banesë nëna e peshëngritësit Pirro Dhima

Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Himarë. Burime nga policia bëjnë me dije se L. Dh., 75 vjeçe është gjetur e pajetë në banesë pa shenja dhune, ndërsa trupi i të moshuarës është dërguar në morgun e Sarandës.

Dyshohet se e ndjera ka 3-4 dite që ka ndërruar jetë, pasi trupi i saj kishte nisur të dekompozohej. E moshuara jetonte vetëm, ndërsa besohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.

Peshëngritësi i njohur Piro Dhima jeton në Amerikë, ku është drejtor teknik në Federatën e Peshëngritjes Amerikane që prej vitit 2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë